Sporti

Zbulohet trajneri i ri i Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Foto: FFK

Trajneri slloven, Primoz Gliha e ka konfirmuar se ai do ta drejtojë Kosovën në dy ndeshjet e muajit nëntor me Greqinë dhe Jordaninë, pas shkarkimit të Bernard Challandes nga stoli i kombëtares së Kosovës.

Sipas tij pas ndeshjeve të nëntorit do të vije Felix Magath si përzgjedhës i Kosovës.

Primoz Gliha do ta drejtojë Kosovën në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Jordanisë

“Unë kam qenë atje (Kosovë) për rreth një vit. Unë kam një rol të veçantë në stafin profesional. Në futboll, njerëzit e shikojnë atë nga këndvështrime të ndryshme”.

“Deri më tani, ata kanë pasur një staf profesional zviceran, por ka shkuar. Ne u pajtuam të drejtojmë dy ndeshjet e ardhshme, dhe më pas ata duan të sjellin Felix Magath dhe të më përfshijnë në stafin e tij profesional”, deklaroi Gliha për 24ur.

Kosova ka vetëm edhe një ndeshje zyrtare për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndryshe, FFK ka shkarkuar ditë më parë është trajnerin zviceran Bernard Challandes nga drejtimi i Kosovës pas rezultateve të dobëta.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?