Sporti

Xherdan Shaqiri, shqiptari i parë që kalon për herë të dytë në finale të Ligës së Kampionëve

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin e tij ka zhvilluar sot një ndeshje të madhe ndaj Barcelonës, ku ka fituar 4-0 për të kaluar në finale.

Një sezon me ngritje dhe rënie për Xherdan Shaqirin, që në pjesën e dytë të këtij sezoni, nuk kishte edhe aq paraqitje.

Ai kishte qëndruar tetë ndeshje radhazi në bankë, për tu inkuadruar pastaj në pjesën e dytë.

Pas 18 ndeshjeve ai ishte startues, ku sot ndaj Barcelonës dhuroi një asistim.

Lëndimet e Mohamed Salah dhe Roberto Firminos bën që Shaqiri të luajë nga minuta e parë.

Ai luajti për 90 minuta, për ta ndihmuar Liverpolin të kalojë në finale, e që për të do të jetë e dyta në karrierën e tij.

E para ishte në vitin 2013 kur luante te Bayern Munich, e që kundër Borussia Dortmund, ai ishte në bankë.

Bayern fitoi 2-1 dhe Shaqiri e mban medaljen në shtëpi, e vetmja e fituar nga një lojtar shqiptar.

Tashmë me 1 qershor Shaqiri do të jetë përsëri në një finale, kësaj radhe pse jo edhe të luajë, që sukseseve të tij t’i gëzohemi edhe më shumë.

LEXO EDHE:

Liverpool – Barcelona, kjo është nota fantastike që mori Xherdan Shaqiri


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?