Sporti

Xherdan Shaqiri merr lajmin e madh nga Liverpool

Gjiganti anglez i futbollit Liverpool po vazhdon të vuaj nga mungesa e disa lojtarëve të cilët i janë lënduar.

Kjo pasi disa nga lojtarët kryesor të ekipit i janë lënduar gjatë ndeshjeve me kombëtaret e tyre në Ligën e Kombeve.

“The Reds” tashmë do të vuajnë disa mungesa si në sulm ashtu edhe në mbrojtje si: Van Dijk, Mane, Salah dhe Keita.

Ndërsa në ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop ndodhet dhe lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Lojtari që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës nuk ka luajtur shumë minuta me Liverpoolin dhe tashmë tifozët e skuadrës së kuqe janë duke i bërë presion trajnerit Klop kur shkruajnë në rrjete sociale:

“Është koha për Shaqirin”.

Shaqiri është gati për të startuar”.

“Djema, djema, e kemi Shaqirin, ai mund të luajë”.

“Shaqiri duhet të startojë kundër Hudërsfilldit”.

“Shaqiri meriton më shumë minuta dhe besoj se duhet të luajë nga fillimi kundër Hudërsfilldit”, janë disa nga komentet e tifozëve në “Twitter” për Xherdan Shaqirin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?