Sporti

Xhaka mund të shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës

Granit Xhaka është në mesin e të nominuarve për çmimin “Lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës”. Futbollistët më të mirë zviceranë të vitit kalendarik 2022 do të nderohen sërish në një ceremoni të përbashkët të organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit.

Ceremonia e “Nata e Futbollit Zviceran” do të mbahet të hënën, më 23 janar, në “Casino Bern”. Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka njoftuar se trofeu i ri “Iconic” do t’u jepet fituesve për paraqitjet më të mira në vitin kalendarik 2022 në gjashtë kategori.

Mes tjerash, në ceremoni do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë të Kombëtares së Zvicrës”. Dhe, i nominuar për këtë çmim është futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiten i “Helvetikëve”. Manuel Akanji dhe Yann Sommer janë dy futbollistët tjerë të nominuar