Sporti

Werder Bremeni e ka një befasi për Milot Rashicën

Werder Bremeni ka shkruar për festën e Milot Rashicës pas fitores ndaj Azerbajxhanit mbrëmë.

Milot Rashica së bashku me futbollistët e Kosovës kanë festuar me kërcime e këngë, në autobus duke u kthyer nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’, shkruan Insporti.

Rashica ishte ndër më të mirët në fushë mbrëmë, në fitoren e thellë prej 4:0 ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve, në kualifikimin historik në fazën e play-offit.

Klubi i Milot Rashicës, Werder Bremen, i ka kushtuar vëmendje festës së Rashicës përmes një postimi në ‘Twitter’.

“Duket se Milot Rashica e shijoi natën e mbrëmshme”, shkruan në Twitter faqja e Werder Bremenit. /Insporti.com


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje