Vushtrria një hap larg Superligës, mposht Lirinë në penalti
Skuadra e Vushtrrisë ka shtuar shpresat për kalim në Superligë, pasi mposhti Lirinë në penalti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk përcaktuan fituesin.
Liria kaloi e para në epërsi në pjesën e parë, por që vushtrriasit barazuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë.
Pas shkuarjes në vazhdime, Vushtrria tundi rrjetën e Lirisë, por që goli u anuluan pas rishikimit në VAR, me gjyqtarin që vendosi se kishte ndërhyrje të palejueshme.
Tani Vushtrria do të luajë javën e ardhshme me ekipin që përfundon i teti në Superligë, për të siguruar kalimin në ligën më interesante në vend.