Sporti

Vjosa Osmani nga Tokio: Kam besuar te suksesi i Distrisë, edhe në një vend të vogël mund të arrihen suksese të mëdha

Presidentja e Kosovës i është gëzuar suksesit historik të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë pasi mposhti në finale japonezen, Tonaki Funa, shkruan GazetaBlic Sport.

Distria mposhti japonezen, Funa, me Wazari, duke ia siguruar kështu Kosovës medaljen e parë në këto Lojëra Olimpike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për RTK nga Tokio, ku tha se suksesi i sportistëve të Kosovës po e ngrit lartë vendin tonë

“Dua t’i falenderoj të gjithë sportistët që po e ngrisin Kosovën në piedestalin më të lartë, dua të falenderoj edhe trajnerët që kanë punuar për t’a ngritur kosovën sa më lartë.

Padyshim që besimi ka qenë që Distria do të jetë e artë, suksesi i Distrisë tregon që edhe në një vend të vogël kur puna nuk mungon sukseset arrihen”, tha Osmani.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?