Sporti

Video interesante: Ronaldinho ia fut topin në mes të këmbëve Puyolit

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale nga Barcelona, ku shihen Ronaldinho dhe Carles Puyol, dy legjendat e klubit katalonas.

Videoja e shkurtër, mjaftueshëm tregon për shoqërinë e mirë mes tyre, ku Ronaldinho merr topin dhe e fut në mesin e këmbëve të Puyolit, i cili e vëren pastaj dhe fillojnë të qeshin, shkruan Gazeta Express.

Ronaldinho ishte pjesë e Barcelonës për pesë vite, ku ka shkëlqyer në 207 paraqitjet e tij me 94 gola dhe 71 asistime në të gjitha garat.

Ronaldinho u largua nga Barcelona në verën e vitit 2008 për të kaluar te gjiganti italian Milani. Mirëpo dashuria e tij për klubin katalonas nuk është ndalur asnjëherë, pasi e ka vizituar klubin disa herë. /Gazeta Express/