Sporti

Urimi i presidentit Ademi për Dritën

Presidenti i FFK’së Agim Ademi ka uruar Dritën për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, raporton Korrespodenti.

Ai ka përgëzuar futbollistët për lojën e shfaqur dhe suksesin e arritur.

Ky është urimi i plotë i kreut të FFK’së:

Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it. Po ashtu, uroj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë.

Me respekt,
Agim Ademi


SHIKO VIDEON