FunSporti

”Unë e du Kosovën”: Messi shfaqet duke e ”dëgjuar” këngën e Medës, pas ndarjes me Barcelonën

Pas lajmit se Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona, shumë tifozë të tij por edhe futbolldashës kanë filluar që të bëjnë foto dhe video montazhe të ndryshme. Së fundi është bërë një video-montazh ku Messi shfaqet duke dëgjuar këngë të Medës, shkruan Gazeta Metro.

Messi, me një letër telefaks dje në orët e mbrëmjes ka ‘bombarduar’ Barcelonën.

Legjenda e këtij klubi dhe lojtari më i mirë në botë i është drejtuar klubit të tij që u rrit, pas 16 sezonesh në formacionin bazë se nuk dëshiron më të luajë në të.

Messi ka kërkuar që të largohet nga Barcelona duke kërkuar kështu që të aktivizohet klauzola ku e lënë atë lojtarë të lirë që ti bashkohet ndonjë ekipi që dëshiron.

E mbrëmë menjëherë pas këtij lajmi, në Kosovë kanë filluar edhe shakatë e ndryshme në lidhje me këtë largim.

Njëra ndër to ka qenë një video-montazh ku Messi shfaqet në veturë duke dëgjuar këngë të kosovarit shqiptar Meda.

Kënga ‘Unë e dua Kosovën’ është ajo që ylli argjentinas e ‘dëgjon’ në veturë dhe madje ‘buzëqesh me të’.

Përveç kësaj video, dje është shfaqur edhe një foto-montazh e Messit me bluzë të klubit të futbollit nga Suhareka, Ballkanit. Tifozët e klubit suharekas mbrëmë i kanë kërkuar presidentit Arsim Kabashi që të bëj ofertë për të dhe ta sjellë në ekip.

Më poshtë keni letrën e plotë të Messit, ku i kërkon Barcelonës që ta lënë të lirë:

Përmes kësaj letre, unë, Lionel Messi Cuccitini kërkoj shkëputje të marrëdhënies së punës me klubin e juaj të respektuar, duke u bazuar në klauzolën numër 24 që me lejon largimin nga klubi.

I vlerësoj të gjitha arritjet e mia personale që janë bërë bashkë me klubin në mënyrë profesionale gjatë kohës sa kam punuar këtu. Mësime që me konsoliduan si futbollist në aspektin teknik dhe njerëzor, por për arsye personale e kam marrë këtë vendim të vështirë. Shpresoj se atë do ta marrë bordi parasysh në mënyrën më të mirë.