Sporti

U tha që Besnik Hasi do të bëhet trajner i Kosovës, gazetari i njohur e mohon

Sot në disa portale ishte shkruar që FFK, do ta largojë trajnerin Alain Giresse, menjëherë pas ndeshjes me Qipron dhe në pozitën e tij do të emrohet Besnik Hasi.

Megjithatë gazetari, Aban Lumi, i afertë me FFK, ka shkruar që Giresse do të vazhdojë të mbetet trajner i Kombëtares së Kosovës.

Ky është statusi i tij.
Një lajm, që po qarkollon në disa portale kinse Besnik Hasi, do te bëhet trajner i Kosovës nuk është aspak i vërtetë.

Giresse e ka mbështetjen e plotë të FFK-së, burime mirë të konfirmuara brenda federatës mohojnë zërat e turbulencave në bankinë. Momentalisht përqendrimi është vetëm tek ndeshja e nesërme, që do ta zhvillojmë ndaj Qipros.

Nuk është hera e parë, që në prag të ndeshjeve të tilla zëra, që nuk ia dojnë të mirën Kombëtares së Kosovës, mëtojnë të prishin atmosferen në radhët tona.