Sporti

Tre kampionët e Kosovës të cilët nuk u vlerësuan nga Shqipëria

Ekipi kombëtar i Kosovës pa dyshim është skuadra surprizë e eliminatoreve për kampionatin evropian.



Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, pasi që deri me tani ka vetëm një humbje nga Anglia dhe është në garë me Çekinë për vendin e dytë. Vend ky i cili siguron pjesëmarrje në evropian.

Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, janë tre prej lojtave më të mirëve që ka Kosova.

Këta tre lojtarë dikur kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare, shkruan AlbanienShow.

Milot Rashica dhe Amir Rrahmani kanë qenë pjesë e kombëtares A, ndërsa Vedat Muriqi pjesë e kombëtares U21.


Ndoshta edhe befasoheni, por Shqipëria nuk llogariti në këta lojtarë.

Rrahmani, i ishte bashkuar Shqipërisë në vitin 2014, por që nuk e kishte besimin e trajnerit, ishte një rezervist.

Sot Rrahmani, është zëvendës kapiten tek Kosova dhe luan rregullisht tek skuadra e njohur italiane Verona. Ish lojtari i Partizanit të Tiranës, tani është 25 vjeçar dhe duke i parë paraqitjet e tij fantastike tek Verona dhe Kosova është vështirë të mendosh që lojtari do të qëndroj gjatë në Verona. Ai klubin ku aktivizohet edhe Marash Kumbulla i Shqipërisë, duket që do ta përdor si trampolinë për të kaluar tek ndonjë skuadër edhe më e madhe italiane.

Amir Rrahmani me fanellën e Kombëtares shqiptare

Milot Rashica, i keni parë ekspertët e futbollit në Shqipëri se si e ‘vajtojnë’ gafën që kishte bërë De Biasi?

De Biasi, kishte vendosur në vitin 2016, që Rashica të mos grumbullohet për evropian.

“Nuk ka luajtur shumë me ne, as gjysmë ndeshje. Mund të ketë cilësitë më të mëdha të botës, por nuk ndryshonte ekuilibrat e Kombëtares sonë tha De Biasi kur e pyeten pse nuk e more në evropian.

Trajneri italian asnjëherë nuk u pendua që nuk e ftojë yllin e Werder Bremen. Sot vlera e Rashicës është 20 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’.

Milot Rashica me fanellën e Kombëtares shqiptare

Për Milot Rashicën interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të njohura evropiane, megjithatë Werder Bremen nuk dëshiron ta lejojë të largohet nëse oferta nuk është më e lartë se 50 milionë euro.

Rashica, në Kosovë ka besimin pa rezervë nga trajneri Challandes. Nëse Kroacia krenohet me Modric apo Bosnja me Dzeko, Kosova krenohet me Milotin. Ai është idoli i ‘Dardanëve’.

Vedat Muriqi, e patën para syve. Luajti për Teutën dhe Besën e Kavajës. Ishte pjesë edhe e kombëtares U21, sidoqoftë ata nuk e panë të rrugës ta ftonin në kombëtaren A.

Madje vet sulmuesi i gjigantit turk Fenerbahce deklaroi për televizionin publik shqiptar se kurrë Shqipëria nuk e kishte ftuar.

“Në Shqipëri jam formuar si futbollist pasi kam luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës. Kam kaluar ditë të mira dhe të këqija, por tani kam kujtime të mira. Nuk ka ndarje sepse jemi një komb. Kështu do të jemi. Unë ndihem mirë te Kosova. Kam luajtur edhe me U21 e Shqipërisë. Nuk kam marrë ftesë kurrë nga ekipi A prandaj pranova Kosovën”. tha Muriqi

Sot në Fenerbahce, Vedati ka marrë nofkën ‘Kreali’ (Mbreti) Në Kosovë as nuk imagjinohet që kombëtarja të luajë pa Muriqin. Jo rastësisht pas tij janë vënë në ndjekje edhe gjigantët e futbollit evropian si Atletico Madrid, Tottenham Hotspur apo Lazio.

Vedat Muriqi me fanellen e Kombëtares shqiptare

Si përfundim në Kosovë janë të lumtur që i kanë këta tre kampion, në Shqipëri dikush fajin ia hedh trajnerëve dikush Presidentit të Federatës dhe ka nga ata që edhe vet lojtarëve. (Duke e mos njohur realitetin) Por një gjë është e sigurt. Me këta tre lojtarë Shqipëria do të ishte e pakapshme për kundërshtarët siç është Kosova sot./AlbanienShow