Sporti

Trajneri i ri i Kosovës Alain Giresse flet pas zyrtarizmit: E kam pranuar detyrën me shumë kënaqësi

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në një konferencë për shtyp, Alain Giresse është prezantuar në krye të skuadrës tonë.

Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të ndryshme në nivel kombëtar.

Ai u shpreh i lumtur me faktin që ka pranuar detyrën e trajnerit tek “Dardanët”.

“Sot po zyrtarizohem si trajner i ri tek Kosova. Kam shumë miq kosovarë që jetojnë në Francë. E kam pranuar detyrën me shumë kënaqësi dhe jam pajtuar me të gjitha kërkesat nga FFK-ja”, tha fillimisht në prezantimin e tij Alain Giresse