Sporti

Trajneri i njohur zbulon pas sa kohësh pse ishte larguar nga KEK-u

Trajneri i Llapit, Xhengiz Rexhepi, në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina, ka treguar arsyet e ndarjes me Kek-un, ku kishte qëndruar rreth një muaj. Por, duket se ai nuk ishte i pajtuar me kushtet e punës te skuadra që sot bën gara në Superligën e Kosovës.



“Te KEK-u kalova për një muaj shumë mirë dhe unë me drejtuesit e atëhershëm të klubit kemi kontakte edhe sot”, deklaroi Xhengiz Rexhepi.

“Kam principet e punës dhe nuk lejoj askënd të mi shkel. Aty ku jam unë, vendosi gjithçka për skuadrën, por normalisht se kemi koordinim me klubin dhe lojtarët”, theksoi Rexhepi.

“Në KEK kishim ndeshje kontrolluese dhe kisha njohuri për Ligën e Parë dhe Superligën, por u ktheva në Maqedoni, ku drejtova Vëllaznimin e Kërqovës”, theksoi Rexhepi.