Sporti

Trajneri i njohur rezulton pozitiv me Covid-19

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Simeone sot nuk arriti të marrë pjesë në stërvitjen e skuadrës, pasi mori rezultatin, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi në dy javët e ardhshme do të duhet të qëndroj i karantinuar.

Kjo do të thotë që ai nuk do të mund ta udhëheq skuadrën e tij nga afër. Drejtimin e skuadrës e ka marrë Ortega deri të rikthehet “Cholo”.


SHIKO VIDEON