Sporti

Tragjike: Vdes boksieri pas nokautit brutal në meçin për bamirësi

Boksieri Muhammad Aslam Khan tragjikisht ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pas një nokauti brutal.

Khan u rrëzua pasi u godit nga Wali Khan Tareen dhe vdiq në një spital të Pakistanit, shkaku i dëmtimeve të brendshme.

Sipas mediave lokale, boksieri i lënduar u dërgua menjëherë në një spital privat për shërim, por nuk mundi t’i durojë plagët e marra.

Dy boksierët ishin duke garuar në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Thuhet se ndeshja ishte për bamirësi dhe nuk kishte asnjë personel mjekësore të pranishëm në ring.

Sipas Marca, Aslam Khan nis karrierën në boks në vitin 2007 dhe brenda një dekade fitoi një titull kombëtar dhe disa turne.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?