Tragjedi e rëndë në La Liga, shokohet publiku nga ajo që ndodhi në stadium
Disa tifozë të Sevillas janë lënduar, pasi sektori i stadiumit, ku ata po qëndronin në Eibar u shemb gjatë ndeshjes së sotme.
E gjithë kjo fatkeqësi ndodhi, kur tifozët e Sevillas po e festonin golin e dytë të Ever Banegas, shkruan GazetaBlic
Por gjatë festimeve, spektatorë të shumtë u futën në fushë, pasi një pjesë e ulëseve të stadiumit u shemb.
Dy tifozë të Sevilla u lënduan rëndë dhe u dërguan menjëherë për trajtim.
Vlen të theksohet se si pasojë e kësaj, ndeshja ishte ndërprerë për tetë minuta. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1-3 për Sevillan.
Ja pamja nga kjo fatkeqësi:
/GazetaBlic/