Sporti

Tifozja kroate i ‘çmendë’ arabët në Katar, shumë nga ta nuk e shikuan ndeshjen (FOTO)

Kanë kaluar 12 vite që nga zgjedhja e organizatorit për Kampionatin Botëror 2022. Gjatë kësaj kohe pati shumë kritika e hamendje se si mund të shkojë mbi të gjitha një turne i zhvilluar gjatë muajve të fundit të vitit. Më në fund Katari 2022, ditë më parë ka filluar me 32 kombëtaret pjesëmarrëse.

Turneu më i madh i futbollit do të mbahet për herë të parë në Lindjen e Mesme, në një vend mysliman përgjithësisht, ku ligjet e rrepta dhe kufizuese kanë shkaktuar jo pak polemika. Deri më tamo, ndeshjet janë zhvilluar pa asnjë problem. Kroacia sot nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim me Marokun. Ndeshja u mbyll pa gola 0:0 dhe në shumë momente ishte edhe monotone.

Megjithatë, spektakli nuk mungoj në tribuna, ku tifozja kroate Ivana Knol ka shkëlqyer me pamjen e saj. Ajo kishte veshur një fustan me ngjyrat e flamurit kroat çka bëri ta marrë vëmendjen pothuaj të gjithë stadiumit.