Sporti

Tifozët e Swansea’s reagojn ashpër ndaj klubit për shitjen e Celinës

Bersant Celina sot i është bashkuar skuadrës se Dijon në Francë pasi që Swansea e shiti atë për tre milionë funte

Por, si duket largimin e Celinës nuk e kanë pritur bash mirë tifozët e “mjellmave” në Wales.

“Pse e shitëm atë?” është një koment në statusin e klubit Swansea në Twitter.

Një komentues tjetër thotë se “ai luante për mrekulli derisa në skuadër erdhi trajner Cooper”.

“Turp, futbollist i mirë dhe i kohës. Megjithatë mendoj se kjo marrëveshje është e mirë për të dyja palët”.

“Turp ta shikoj se po largohet. Ai është një tip lojtari i cili ka një talent të veçantë dhe luan njëjtë çdo herë”, shkruan një tjetër komentues.

“Lojtar i madh për ne, turp për Cooper që nuk arriti të punon me të. Gjithë të mirat…Bota nuk është e rrafshët meqë ra fjala”.

Por, ka edhe fansa që mendojnë se largimi është mirë për skuadrën.

“Largim i duhur. Kancer për skuadrën”.


SHIKO VIDEON