Sporti

Tifozët e Liverpoolit po ‘çmenden’ pas Shaqirit, shikoni si e quajnë atë

Liverpooli ashtu edhe siç pritej ka deklasuar Zvezdas.

‘Reds’ kanë fituar ndaj Zvezdas me rezultatin e thellë 4-0, shkruan GazetaBlic.

Salah x2, Mane dhe Firmino shënuan në këtë duel për anglezët. Shaqiri ka asistuar tek goli i dytë dhe ka zhvilluar një ndeshje jashtëzakonisht të mirë.

Performanca e mirë e Shaqirit nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga fansat e Liverpoolit – të cilët e kanë përgëzuar atë në rrjetet sociale.

Ja reagimet e tifozëve në Twitter për shqiptarin:

“Performancë e mirë kundër Zvezdas sonte. Fabinho dhe Shaqiri duken mirë”, shkruan një fans i Liverpoolit.

“Në këtë ditë dhe moshë, Shaqiri për 12 milionë euro është një pazar absolut. Ky djalë di të luajë”, shkruan një fans.

A jeni dakord. Shaqiri dhe Salah janë lojtarë të klasit botëror”.

Shaqiri po i tregon të kundërtën atyre që dyshuan. Klopp duket se ka aftësinë për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët.”

“Xherdan Shaqiri. Çfarë lojtari.”

/GazetaBlic


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?