Tifozët çekë, që planifikuan ngritjen e dronit në Prishtinë, kishin veshur fanella të Vladimir Putinit
Tetë shtetasit çekë të ndaluar sot nga Policia e Kosovës e që planifikuan ngritjen e dronit mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrim “Kosova është Serbi”, kishin veshur edhe maica me fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin.
Ata janë kapur në flagrancë falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt.
Droni dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë konfiskuar ndërsa çekët po mbahen në ndalim policor deri në një vendim të ri të autoriteteve, raporton Indeksonline.
Rikujtojmë se njëri nga çekët e ndaluar ka edhe nënshtetësi të Serbisë.
Ata kishin planifikuar ngritjen e dronit nesër rreth orës 15:00 mbi stadiumin “Fadil Vokrri” kur pritet të zhvillohet loja Kosova-Çekia.
LEXO EDHE: