Sporti

Thaçi: Ditë e madhe për sportin kosovar, përfaqësuesja na dhuroi spektakël

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar triumfit të ekipit kosovar në Maltë dhe xhudistëve në garat ndërkombëtare.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot ka qenë ditë e madhe për sportin tonë, transmeton Indeksonline.

“Ditë e madhe për sportin kosovar. Përfaqësuesja jonë në futboll na dhuroj spektakël me pesë gola të shënuara. Kurse, xhudistët tanë, edhe sot kanë vazhduar të na sjellin medalje nga garat ndërkombëtare. Krenar me sportistët tanë”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?