Teologu Mustafë Bajrami ia huqi sot, tha se Maroku fiton ndaj Francës – Ende nuk e ka fshirë postimin
Maroko ka shkruar historinë këtë botëror, pasi ka arritur të futet në mesin e katër skuadrave më të mira në botë këtë ediocion. Edhe pse sonte u eliminua nga Franca, Maroko do të mbetet në histori për ndryshimin e standardit si befasia më e madhe e një kampionati botëror, shkruan Korrespodenti.
Ndeshjen e kaluar, si dhe ndeshjet paraprake, futbollistët marokenë fitoret i festonin me nënat e tyre. Teologu i njohur Musafë Bajrami, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, kkshte bërë një reagim lidhur me festimin e lojtarëve maroken me nënat e tyre, ku kishte thënë se nëse marokenët do t’i merrnin gratë me vete, nuk do të fitonin.
“Po del e vërtetë: Me i pas marrë gratë me vete marokienët s’kishin me mujt me arritë këtë sukses. Po, i morën nanat, dhe ja Maroku në gjysmëfinale! Përhajr shqiptarë…!”, ka shkruar Bajrami.
Ndërsa sot, para se të fillojë ndeshja, BAJRAMI kishte bërë një postim në profilin e tij në facebook, ku kishte thënë se pa dyshim që Maroku do ta mposhtë Francën.
“Sapo u konfirmua: Maroku nuk do të bëjë befasi. Do ta mund Francën ashtu siç është pritur. Për rezultatin sa me sa, në statusin e radhës me izën e Zotit. Përhajr na koftë…!”, kishte shkruar Bajrami.
Por, pas humbjes së Marokut, ai nuk e ka fshirë postimin, si dhe nuk është marrë fare me rezultatin e ndeshjes Francë – Marok.
Në postimin e radhës, Bajrami ka shkruar për liberalizimin e vizave, pas lajmit se Presidenca e Këshillit të Evropës dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian sot kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. /Korrespodenti