Sporti

Tentoi ta kopjojë modelen ruse që hyri në fushë gjatë finales së Championsit, kjo vajzë e pësoi keq

Finalja e Ligës së Kampionëve të këtij viti u karakterizua më hyrjen në fushë të modeles ruse, Kinsey Wolanski.

Modelja gjysmë e zhveshur hyri deri në mesin e fushës, derisa u kap nga sigurimi i stadiumit, shkruan Reporteri.net

Ajo u bë hit në mediat botërorë dhe vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, një vajzë ka tentuar ta kopjojë atë duke hyrë në fushë gjatë finales së evropianit të U21, Spanjë – Gjermani.

Por, ajo e ‘pësoi’ keq pasi askush në publik nuk e pa dhe nuk i dha vëmendjen që e kishte modelja ruse në Ligën e Kampionëve.

Ajo madje nuk u kap as nga sigurimi, por u detyra të ecte e vetme në vendin ku ishte ulur në stadium, një përpjekje e kotë kjo për të marrur vëmendjen e tifozëve dhe mediave./Reporteri.net/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje