Sporti

Tahir Lushtaku e Mentor Zhdrella të ftuarit e radhës në ’90 Plus’

Të hënën në emisionin “90 Plus” të autorit Adem Haliti, mysafirët e radhës janë trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku dhe futbollisti i Llapit, Mentor Zhdrella, shkruan zeri.info.

Autori i “90plus”, Adem Haliti

Si çdo herë në “90 Plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore do të jetë Superliga e Kosovës.

Emisionin “90 Plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të “Radio Prishtina” si dhe në “TV Zëri” duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90 Plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Zëri