E martë, 26 Maj, 2020
Sporti

Stadiumi i njohur evropian kthehet në spital për të prekurit nga Covid-19

Koronavirusi ndali futbollin, por edhe po merr nga futbolli.



derisa klubet po pësojnë humbje të mëdha ekonomike, pasi nuk ka ojë, nuk ka shikues, pagat lojtarëve duhet paguar edhe pse me përqindje më të ulëta, megjithatë klubet evropiane po mundohet të ndihmojnë në forma të ndryshme që ta luftojnë këtë virus famkeq, përcjell Korneri.net

Kështu së fundi Borussia Dortmund ka vendosur ta kthej stadiumin e tyre të famshëm dhe më të zjarrtë në Gjermani “Signal Iduna park” në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, për të shtruar dhe kuruar të prekurit nga virusi.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë se një pjesë e mirë e ambienteve të brendshme janë përshtatur në dhoma për trajtimin e të sëmurëve, kryesisht atyre që janë prekur më lehtë dhe nuk kanë nevojë për trajtim intensive. /Korneri.net



LEXO EDHE:
Publikohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës