Sporti

Sqarohet e ardhmja e Sergio Ramos, gati kontrata multi-milionëshe

E ardhmja e Sergio Ramos ka qenë një mister ditët e fundit. Kapiteni spanjoll ka një kontratë deri në fund të sezonit me Real Madrid e më pas do të dalë një futbollist I lirë.

Të gjitha mediat kanë aluduar për një largim të Ramos nga Madridi me shumë skuadra europiane që e kërkojnë në ekip.

“El Larguero”, zbulon se kapiteni nuk do të largohet nga Reali, por është gjetur akordi me drejtuesit madrilen për rinovimin e kontratës.

Palët kanë nisur negociatat dhe në fund të viti 2020 do të bëhet zyrtare edhe firma e re e Ramosit me Realin.

Mbrojtësi spanjoll do të firmosi për 2 sezone të tjera, ndërsa pritet të fitojë një shumë afërisht rreth 30 milionë euro në sezon.