Sporti

Spanja ia mohon sportistëve kosovarë pjesëmarrjen, u propozon të paraqiten si pjesë e Serbisë

Spanja ia ka ndaluar pjesëmarrjen sportistëve kosovarë në ‘Lojërat Botërore të Sportit’ që fillojnë të martën në Tortosa të Katalonisë, shkruan ‘Ebredigital’ dhe ‘ElNacional’.



Sipas këtyre dy mediumeve, kosovarët kanë kërkuar leje për të marrë pjesë me flamurin e Kosovës por ata nuk kanë marrë asnjë përgjigjie.

Spanja i kishte ofruar atletëve kosovarë që të marrin pjesë në këto gara nën delegacioni serb, transmeton Indeksonline. Por kjo ishte refuzuar menjëherë nga delegacioni i Kosovës, shkruan ‘Ebredigital’.

Vlen të kujtojmë që vitin 2018-të, Spanja e kishte lënë Kosovën të paraqitej në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës nën flamurin ndërkombëtar.

Kosova është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2014-të dhe në lojërat olimpike në Rio de Janeior, Kosova ishte paraqitur me flamurin e saj përkundër që Brazili nuk e njeh Kosovën si shtet.