Sporti

Sot e 30 vjet më parë në këtë stadium filloi fundi i Jugosllavisë

Saktësisht 30 vjet më parë, më 13 maj 1990, pati trazira të mëdha në stadiumin Maksimir para ndeshjes në mes të Dinamos së Zagrebit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit.

Ndeshja mes klubeve kroate dhe atij serb, nuk nuk u luajt asnjëherë, dhe imazhet e tërbimit të tifozëve u panë në gjithë botën, shkruan Reporteri.net.

Trazirat dhe përleshjet e mëdha midis tifozëve dhe policisë u panë në lindje dhe veri të Maksimir, dhe më pas edhe në fushën e gjelbër.

Një nga lojtarët që mbeti në fushë ishte ylli i futbollit kroat dhe europian, Zvonimir Boban, i cili vetë u përplas me policinë dhe u dënua me nëntë muaj mos luajtje.

Ish-lojtarët e Zvezdës, Stevan Dika Stojanovic dhe Refik Sabandzovic kujtuan këtë ngjarje për portalin kroat “Index.hr”.

“Unë do të duhej ta ruaja Bobanin, por për fat të keq ndeshja nuk u zhvillua. Unë gjithmonë kam dashur të vij në Maksimir, kam dashur të luaj atje. Ndeshjet kundër Dinamos ose Hajdukut ishin derbi të vërtetë, për ditët në të cilat jetonim. Kështu ishte ajo ditë. Eksitim, erdhëm në Zagreb , por ajo që ndodhi ndodhi “tha Refik Sabandzovic.

“Si fëmijë kam ardhur nga Zeleznicar në Zvezda, ku ka pasur lojtarë nga e gjithë Jugosllavia. Prosinecki dhe Juric ishin kroatë, Najdoski dhe Pancev nga Maqedonia, e Savicevic ishte malazez… Ne të gjithë ishim miq he nuk ishim të interesuar për politikë në atë kohë. Kur pashë atë që po ndodhte në tribuna dhe fushë, u trondita”.

Sabandzovic thekson se lojtarët nga të dy skuadrat janë akoma miq edhe sot.

“Më vjen keq që ndodhi ajo, por më besoni, lojtarët ishin më së paku me faj. Kur filluan trazirat, kur ishte e qartë se nuk do të kishte asgjë nga futbolli, ne shkuam në dhomën e zhveshjes dhe më pas me aeroplan për në Beograd.

Dika Stojanovic gjithashtu kujtoi incidentin në Maksimir.

“Nuk kishte frikë sepse e përsëris, ne nuk e prisnim që të ndodhte. Ne ishim më të tronditur. Kur gurët filluan të fluturonin në fushë, shkuam në dhomën e zhveshjes dhe pamë shumicën e ngjarjeve më vonë në televizion. Lojtarët e Dinamos prisnin që situata të qetësohej paksa dhe të gjithë e lamë stadiumin së bashku. Ne ishim të gjithë miq të shkëlqyeshëm, sportistë dhe sot e kësaj dite jemi në një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Unë mendoj se për një kohë të gjatë një tullumbace u mbush dhe ajo ditë ishte kur ajo shpërtheu. Unë e kam të vështirë si sportist të them pse ndodhi saktësisht atë ditë, sepse ligat u luajtën edhe vtin pasues dhe nuk pati trazira të tilla. Sot, pas 30 vjetësh, nuk mendoj se do të e kisha gabim të them se dihet se kush po i drejton të gjitha këto dhe kujt i interesuan trazirat. Po e kam fjalën për politikën, por jo për ne sportistët,” tha Stevan Dika Stojanovic. /Reporteri.net/


SHIKO VIDEON