Sporti

“S’mbaj mend ndeshje si kjo, u thashë lojtarëve se ishte e pamundur”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se asnjëherë në jetën e tij nuk ka përjetuar një ndeshje të tillë.

Ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin prej 3 me 0 nga ndeshja e parë, duke fituar sonte në Anfield Road me rezultat prej 4 me 0 që e çon në finale të Ligës së Kampionëve.

“E tëre performanca, në fakt e tërë ndeshja ishte shumë, ishte e madhe. Para ndeshjes u thashë lojtarëve se ishte e pamundur – por ishin ata, dhe kishin një shans. Kam shikuar kaq shumë ndeshje në jetën time, por s’mbaj mend një ndeshje të tillë”, ka deklaruar Klopp.

LEXO EDHE:

Kapiteni i Liverpoolit ‘godet’ me deklaratën e tij pas rikthimit të pabesueshëm


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje