Sporti

Sky Sports pyet për transferin më të mirë të verës, Shaqiri i dyti nga më të votuarit

Kanë kaluar 12 javë që kur ka filluar edicioni i sivjetmë Premier League dhe tani mund ta dimë kapacitetin përformues të skuadrave si dhe lojtarëve.

Disa prej lojtarëve kanë shkëlqyer e disa të tjerë, edhe pse është pritur më shumë nga ta, kanë zhgënjyer me performancën e tyre.

Lidhur me këtë, Sky Sports ka hapur një sondazh ku tifozët kanë dhënë vlerësimin e tyre për transferimin më të mirë në Premier League në këtë edicion, transmeton Korrespodenti.

Pjesë e këtij sondazhin ishin të gjithë futbollistët transferuar në top-ekipet më të mira të Premier Leagues, ku tifozët bënë rënditjen në bazë përformancave të tyre deri më tani.

Në këtë sondazh, Sky Sports ka lënë dy opsione për ta vlersuar lojtarin më të mirë, ‘opsionin lartë’ për t’a ngjitur më lartë në rënditje, apo të kundërtën.

Në këtë listë bënë pjesë edhe Xherdan Shaqiri i transferuar në Liverpool nga Stoke City, që aktualisht po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke i ndihmuar të Kuqve si më gola ashtu dhe me assista.

Shaqiri i transferuar për vetëm 13 milionë funta, në sondazhin e Sky Sports vlersohët si transferimi i dytë më i mirë i verës në Premier Lague, menjëherë pas Alisson’it që është pak më i vlersuar se shqiptari i Liverpool’it.

Sondashi i Sky Sports mbetet ende i hapur ku edhe ju mund të votoni duke klikuar në këtë Link. /A. Islami /Korrespodenti/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?