Sporti

Sky Sports : ‘Premier Liga sytë kah Rashica’!

Interesimi i Liverpool në shërbimet e Milot Rashica’s është duke u përfolur në mediume që një kohë , por së fundmi garës për yllin Kosovar i’u janë bashkuar dhe katër klube tjera të Premier Ligës .

Aston Villa , Brighton , West Ham dhe Wolves janë klubët që së fundmi kanë shprehur një interesim për 23-vjeçarin e Werder , gjithnjë sipas Sky Sports, përcjell Korrespodenti.

Rashica ka pasur një sezon impresionues më Werder Bremen , duke shënuar shtatë gola dhe katër assiste në 18 paraqitje , dhe përveç klubeve të lartë përmendura , interesim për të kanë shprehur dhe Dortmund dhe Leipzig. /Korrespodenti