Sporti

Skuadra e Ballkanit shpëton nga Tragjedia gjatë kthimit për Prishtinë

Skuadra e Ballkanit është përballur me një moment i cili mund të ishte tragjik gjatë kthimit në Prishtinë. Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të ktheht përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, transmeton IndeksOnline. Fatmirësisht të gjithë personat që ishin në ekuipash janë mirë. “Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në Pragë, falë Zotit shpëtuam mrekullisht

Derisa ishim duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar. I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është shëndosh e mirë, falë Zotit”, ka shkruar Sadiku.