Skandaloze: Bernard Berisha publikon foto me liderin çeçen
Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.
Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan Gazeta Express.
Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.
Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja.
Bernard Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
30-vjeçari ka 18 paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës. Megjithatë, ai në kohët e fundit nuk është ftuar te “Dardanët”, që nga përplasja e tij me ish-përzgjedhësin, Bernard Challandes. /Gazeta Express/