Sporti

SKANDAL: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës, “shpërthen” rrjeti

Vdekja e Diego Armando Maradonas ka tronditur botën.

Ndërkohë televizioni argjentinas, “Todo Noticias”, ka publikuar një foto ku shfaqet punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të Maradonës.

Në foto shihet se si punonjësi ka vendosur dorën e djathtë mbi ballin e Diegos, ndërsa me gishtin e madh të dorës tjetër tregon nga gjeniu i futbollit. Foto në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur “tërbimin” e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.

Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?