Sporti

Shuajeni përfundimisht kureshtjen, këto janë klubet e preferuara të komentatorëve kosovarë

Nëse për diçka mund të krenohen drejtuesit e televizioneve kosovare janë komentatorët sportiv.

Komentatorët e sportit në Kosovë janë ata të cilët me fjalët e tyre dhe me zërin ‘bombastik’ kanë arritur që t`i mbajnë afër televizioneve kosovare edhe adhuruesit e futbollit.

Megjithatë, të gjithëve u intereson se për cilat skuadra bëjnë tifo këta komentatorë.

AlbanienShow përfundimisht do ua shuaj këtë kureshtje të kamotshme që e keni.

Arber Avdyli, llogaritet si një prej komentatorëve më të përgatitur që ka media në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan AlbanienShow.

Arberi i cili është komentator tek ‘Super Sport Kosova’ është tifoz i klubit italian AC Milan.

Arbër Avdyli, duke i komentuar ndeshjet e futbollit

Andin Lokaj: ish komentatori i KTV-së dhe ‘Super Sport Kosovës’ njihet si një nga komentatorët më të çmendur që ka Kosova. Ai tani është i punësuar në RTK, kohët e fundit e kemi parë duke i komentuar ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës. Andin Lokaj bënë tifo për Barcelonën.

Andin Lokaj, komentatori i RTK-së

Arben Berisha: Komentatori i finaleve të mëdha. Ka komentuar nga vendi i ngjarjes finalet e Ligës së Kampionëve, finalet e Europianit dhe Botërorit. Arbeni i cili punon në televizionin publik të Kosovës është tifoz i kampionit aktual të Evropës, Liverpool.

Arben Berisha, komentator i RTK-së

Florim Canolli: Komentatori i cili i jep shumë emocion ndeshjeve është komentaror zyrtar i Super Sport Kosovës për ndeshjet e përfaqësues së Kosovës. Ai i komenton edhe ndeshjet më interesante të kampionatit anglez, italian dhe atij spanjoll. Canolli është tifoz i klubit italian Inter.

Florim Canolli ‘Super Sport Kosova’

Skyfter Blakaj: Komentatori i televizionit publik të Kosovës edhe Sykfteri si kolegu i tij Arbeni ka komentuar disa nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit evropian dhe atij botëror. Blakaj është tifoz i klubit anglez Manchester United.

Skyfter Blakaj, komentator i RTK-së

Arlind Sadiku: Njihet edhe si gazetar i statistikave, por ai vazhdon të mbetet një komentator i pëlqyer nga masa. Sadiku i cili komenton më shumë ndeshjet e kampionatit anglez, është tifoz i klubit londinez Arsenal.

Arlind Sadiku ‘ Super Sport Kosova’

Arbër Loxha: Llogaritet komentatori më i mirë i platformës ‘Kujtesa’ Arbëri i cili i ka komentuar ndeshjet më të rëndësishme vitet e fundit në ‘Champions League’ është tifoz i klubit italian Inter.

Arbër Loxha ‘Kujtesa Sport’

Artor Shala: Redaktor dhe komentator të ‘Super Sport Kosova’ është tifoz i zjarrtë i klubit italian AC Milan. Kujtojmë që Artori në të kaluarën ka qenë pjesë e KTV-së.

Artor Shala ‘Super Sport Kosova’

Agon Radoniqi: Pas Arbëri llogaritet si komentatori më i mirë i platformës ‘Kujtes’. Agoni është tifoz i klubit të njohur anglez Manchester United.

Agon Radoniqi ‘Kujtesa Sport’

Sqarim: Këtu nuk janë përfshirë komentarët e sporteve tjera. AlbanienShow ka zgjedhur vetëm ata të cilët më shumë i komentojnë ndeshjet e futbollit.