Sporti

Shtrihet në spital kampionia olimpike, pas infektimit me Covid

Kampionia Olimpike nga Tokio 2020, Madi Wilson është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Notarja australiane e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios në kategorinë 4×100 metra stil të lirë, shkruan Gazeta Express.

Më pak se dy muaj pasi triumfoi në Olimpiadë, Wilson rezultoi pozitiv me koronavirus, derisa ishte në Itali për eventin International Swim League.

“Jam e zhgënjyer totalisht dhe e mërzitur që nuk mund të garoj bashkë me ekipin këtu. Së fundmi rezultova pozitiv me Covid dhe dje u shtriva në spital për ekzaminime të mëtejme. Edhe pse jam e vaksinuar me dy dozat, u infektova nga ky virus”, shkroi ajo në Instagram.

E arta e Wilson në Tokio 2020 ishte e dyta për të në përgjithësi, pasi e mori të parën në Olimpiadën e Rio 2016. Ajo gjithashtu fitoi të bronztën në stafetën e 4x200m në Tokio. /


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?