Sporti

Shtetrrethim apo ndeshje e UEFA Champions League, kjo ndodh në Serbi

Masat e sigurisë në ndeshjen Crvena Zvezda – Liverpool kanë qenë maksimale, raporton Insporti.com.

Stadiumi Rajko Mitic në Beograd ka qenë i rrethuar nga forca të shumta të policisë.

Brenda tunelit të stadiumit shihen numër i madh i policëve.

Tifozët serb shumë shpesh kanë shkakutar skandale andaj masat e sigurisë janë tejet të nevojshme.

Ndryshe, Crvena Zvezda ka bërë befasinë e vitit në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Liverpoolin me rezultat 2:0.

Skuadra serbe, ka shënuar një fitore të rëndësishme, duke i mposhtur në shtëpi finalistët e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.

Heroi i Crvena Zvezdës doli të jetë Milan Pavkov.

Pavkov shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, në minutat 22’ dhe 29’, për 2:0. /Insporti.com/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?