Sporti

Shikoni çka ndodhë kur Joshua dhe Wilder goditin makinën e boksit, cili më të fuqishëm grushtin?

Anthony Joshua në një spektakël televiziv më 2017 u ftua ta testonte goditjen në makinerinë e boksit.

Britaniku hoqi xhaketën para se të shndërrohej në një figurë shumë serioze për ta thyer rekordin, transmeton Periskopi.

AJ goditi fuqishëm duke arritur numrin 848, që ishte rekord i ri në këtë emision televiziv.

Deontay Wilder në një episod tjetër, në të njejtin emision, e kishte provuar goditjen, duke arritur në numrin 927, që është tejet impresive.

Gjithashtu vlen të ceket se rezultati i Joshuas dhe Wilderit nuk mund të krahasohet direkt, pasi goditjet nuk u dhanë në makinerinë e njejtë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?