Sporti

Shikoni çfarë ka postuar në Instagram rusja që u mposht nga Majlinda

Sporti thyen çdo barrierë e kalon çdo kufi.

Këtë më së miri e ka dëshmuar suksesi i kosovarëve ku do në botë, e aq më mirë i xhudistëve.

Dje, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka mposhtur rusen, Natalia Kuziutina, duke e siguruar kështu medaljen e artë në Lojërat Evropiane që janë duke u mbajtur në Minsk 2019, përcjellë Indeksonline.

Pas marrjes së medaljeve, intonimit të himnit të Kosovës e ngritjes së flamurit në vendin që ende nuk e njeh Kosovën si shtet, kampionia së bashku me xhudistet e tjera ka bërë edhe një fotografi.

E humbjen nga Majlinda, siç duket e ka tejkaluar rusja Natalia Kuziutina.

Ajo fotografinë e përbashkët e ka postuar në Instagram Story.

Ndryshe, kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës.

Garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane. /Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?