Sporti

Shaqiri vjen me një rekord fantastik, kjo nuk do t’i pëlqejë aspak serbëve!

Xherdan Shaqiri ka regjistruar tre asiste për Liverpool në tri ndeshjet e fundit.

Shaqiri po zhvillon ndeshje shumë të mira me ekipin e Liverpoolit, kur Klopp po i jep mundësinë dhe deri më tani ka arysetuar paratë e shpenzuara për të, shkruan GazetaBlic.

Shaqiri ka asistuar ndaj Huddersfield, Chelsea dhe sonte ndaj Crvena Zvezdas.

Sulmuesi shqiptar ishte në element sonte, me ç’rast edhe ka bërë një asistim, tek goli i dytë i ‘Reds’, që u konkretizua nga Mohamed Salah.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 65’të të duelit, për t’i liruar vendin Adam Llallanas.

Liverpooli pas kësaj fitore merr kryesimin e grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. /GazetaBlic/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje