Sporti

Xherdan Shaqiri ua kalon të gjithëve, blenë veturën më luksoze në botë

Xherdan Shaqiri është tashmë në mesin e yjeve. Madje edhe në parking, ai tashmë është në klas botëror.

Blick raporton se Shaqiri tashmë shkon në stërvitje njësoj si Cristiano, Pogba, Lukaku dhe Griezman me një makinë luksoze të tipit Rolls-Royce, ngjyrë e zezë me çmim marramendës.

Xherdan Shaqiri dhe vetura e tij luksoze u krahasuan me ato të Cristiano Ronaldos i cili poashtu ka një SUV Rolls-Royce Cullinan (571 PS), e që kushton pothuajse gjysmë milioni franga.

Por tutje shtohet se në garazhin e tij ka edhe Ferrari, Lamborghini, Bugatti e Porsche.

Lukaku nga ana e tij bashkë me disa vetura të llojit Mercedes, preferojnë dhe Wraith, të bardhë, e që Griezmann vazhdon të jetë një fans i Rolls-it gjithashtu.