Sporti

Sa po i mungon emisioni “90 Plus” sportit kosovar? – Yjet e futbollit presin me padurim rikthimin e tij në TV

Foto ilustrim nga një prej emisioneve "90Plus" (Adem Haliti, Afrim Tovërlani dhe Genta Cana

Për një vit rresht, emisioni “90 Plus” me autorit Adem Halitin ishte i vetmi emision që mblodhi pothuajse të gjitha yjet e futbollit kosovar dhe më gjerë, si Adrian Kozniku, Albert Bunjaku, Samuel Nika, Xhngis Rexhepi, Artim Shaqiri, Skënder shengyli, Rafet Prekazi, Afrim Toverlani, Arbnori Morina, Ismet Munishi, Tahir Batatina, Armand Dallku, Bekim Shotani, Genta Cana, Qeqa Krelani, Andin Lokaj, Arlind Grantolli, Artor Shala, Arlind Sadiku, Bekim Isufi, Besart Cecelia e shumë emra të njohur të futbollit mbarë shqiptarë.

Çdo të hënë në “90 Plus” kishte debate të nxehta, ku tema kryesore ishin Superliga e Kosovës dhe futbolli kosovar në përgjithësi.

Autori i emisionit Adem Haliti, i diplomuar në gazetari, pos që është një njohës i mirë i futbollit, ishte edhe futbollist i suksesshëm, ku në vitin 2004, ishte shpallur mesfushori më i mirë në Kosovë.

Ai, edhe pas ndërprerjes së kontratës më Radio Prishtina, ku edhe transmetohej emisioni “90 Plus”, vazhdon të jetë një zë kritikë me analiza për futbollin tonë në përgjithësi dhe është një nga gazetarët e paktë kosovar që ka guxuar të kritikojë për jo profesionalizmin dhe keqpërdorimet që bëhen në futbollin kosovar.

Në rrjetin e tij, Adem Haliti ende përcillet dhe komentohet nga yjet më të mëdha të futbollit kosovar, të cilët me padurim presin rikthimin e tij në televizion.

“90 Plus” ishte një nga emisionet më të shikuara sportive në vend. /Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?