Sporti

Rugova: Kampionati Botëror po mbahet në një vend ku shkelen të drejtat e njeriut

Profesori dhe publicist, Bardh Rugova, vlerëson se mbajtja e Kampionatit Botëror të Futbollit nuk është dashur të bëhet në Katar. “Ka diskutime a duhet të pihet alkooli ose jo dhe kjo nuk është çështja. Çështja është pse lejohet të mbahet kampionati në një vend ku nuk respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut”, është shprehur Rugova, njofton KlanKosova. “Çfarë ka fituar futbolli? Liria është më e madhe sesa futbolli dhe gjithçka. Shkelja e të drejtave të njeriut nuk është kulturë”.