Rritet interesimi i vajzave për sportet luftarake, e shohin si alternativë për vetëmbrojtje
Teknikat e karatesë i ka perfeksionuar. Tash e disa vite, Albulena Gërvalla nga Podujeva ka zgjedhur që kohën më të madhe të ditës së saj t’ia kushtoi këtij sporti. Përveç pasionit ajo e këto vajza e zgjodhën këtë aktivitet edhe për një arsye tjetër e që është vetëmbrojtja.
Përqendrimi është maksimal për të memorizuar të gjitha lëvizjet që i mëson trajnerja. Kaq i vëmendshëm është edhe Gëzim Rexhepi i cili ndjekë stërvitjet e vajzës së tij.
Ai ndihet më i sigurt kur sheh që ajo po mëson teknika për ta mbrojtur vetën. Dëshirë të ngjashme një dekadë më herët e kishte edhe nëna e trajneres Rejane Islami e cila më herët ishte në pozitën e këtyre fëmijëve.
Ajo bënë të ditur që prindi i saj e shtyu që ta zgjedhë këtë sport luftarak për t’i dalë zot vetës prandaj kjo sigurohet që secila lëvizje e fëmijëve të jetë ashtu siç duhet. Teknika për vetëmbrojtje po mësohen edhe në klubin e TAKEËANDO në Fushë Kosovë.
Edhe këtu pjesa më e madhe janë vajza. Këtij klubi këta fëmijë i kanë sjellur shumë medalje derisa një sport i tillë korean po u sjellë dobi në jetën e personale.
Edhe trajneri Besfort Berisha po kujdesët që kolegët e tij profesionalizohen në atë që bëjnë. Aktivitete e ushtrimet janë të shumta.Njashtu edhe leksionet për vetëmbrojtje.
Këto vajza e shumë të tjera që kanë pasion sportet luftarake motivin kryesor thonë se e marrin nga xhudistja Majlinda Kelmendi.