Ronaldo: Nga 100 lajme të medieve, vetëm pesë kanë qenë të sakta për mua
Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes një postimi të bërë në Instagram, në lidhje me situatën që është duke e kaluar te Manchester United.
Ndër të tjera, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” tha se në këto kohë po qarkullojnë shumë lajme të rreme në lidhje me të.
“Mediet po tregojnë gënjeshtra. Mora shënime dhe, në muajt e fundit, nga 100 lajme të bëra për mua, vetëm pesë ishin të sakta”, shkroi ai.
Raportimet e fundit thonë se futbollistin e kanë refuzuar shtatë skuadra. /Lajmi.net/