Sporti

Ronaldo blenë shtëpi në Lisbonë, i kushtoi 7.3 milionë euro

Cristiano Ronaldo raportohet se ka blerë një shtëpi të re dhe superluksoze në Lisbonë.

Ajo thuhet se ka kushtuar asnjë cent më pak se 7.3 milionë euro.

Kjo është shtëpia e 14 e ish sulmuesit të Realit të Madridit. Ajo ka 20 dhoma dhe ndodhet në pjesën rezidenciale të kryeqytetit portugez.

“Corriero de Manha” raporton, e Klankosova.tv raporton se ishte vetë Ronaldo dhe gruaja e tij, Georgina Rodriguez që u përfshinë deri në detaje për ndërtimin, mobilimin dhe zbukurimin e shtëpisë. Për këtë u ndihmuan pesë ekspertë për dekorim të interiorit.

Raportohet se krevati që u zgjodh për dhomën e fjetjes së këtij qifti ishte aq i vecantë sa u desh të shfrytëzohen një kran për ta futur atë brenda.

Gjithashtu bëhet e ditur se shtëpia ka edhe një banjo speciale, e cila ofron pamje spektakolare të Lisbonës, ndërsa që një pishinë e jashtme, e mahnitshme, është disenjuar në terracë.

Sigurisht, nga një dhomë e madhe është disenjuar për secilin prej fëmijëve të tyre.

Me patjetër që në të ka edhe një sallë fitnesi, një hapësirë për lojëra, një kinema, një bibliotekë dhe një zyrë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?