Sporti

Robin Krasniqi mbështetet fuqishëm nga shqiptarët në meçin ndaj Dominic Boselit

Ka nisur përballja e sontme mes Robin Krasniqit dhe Dominic Boselit.

Sonte, boksieri nga Kosova po e zhvillon rimeçin ndaj gjermanit, Dominic Bosel, shkruan FrontOnline.

Në tribuna ka shumë tifozë shqiptarë, derisa vazhdimisht dëgjohen brohorimat për boksierin shqiptar: “Krasniqi, Krasniqi…”.

Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.

Krasniqi me këtë rast kishte fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, WBA.

Edhe sonte, boksieri shqiptar e synon mbrojtjen e titullit.

Ndryshe, kjo përballje po zhvillohet në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?