Rikthehet Adem Haliti, nga e premtja me debate të nxehta sportive në Radio PAPER
Prezantuesi i njohuri sportit Adem Haliti është rikthyer me emisionet sportive dhe debatet e nxehta, në Radio PAPER në frekuencat 91.1 FM.
Siç merr vesh Korospodenti , emri emisionit do të jetë “91plus”.
Moderatori i njohur njihet për debate sportive dhe tema të pa trajtuara në vend duke mbledhur krejt yjet e sportit shqiptar.
Emisioni do të transmetohet çdo të premte prej orës 18:00.
Haliti, pas njoftimit në profilin e tij në facebook, ka marrë edhe shumë urime nga miqtë dhe kolegët e tij.
Kujtojmë se Haliti është jashtë ekranit për rreth dy vite, ku emisioni i tij “90 Plus” ishte një nga emisionet më të shikuara sportive në vend. /Korrespodenti