Refuzoi Kosovën për Zvicrën por edhe Andi Zeqiri botërorin e këqyr nga televizori
Brazili ka shënuar fitore ndaj Zvicrës, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.Golin e vetëm dhe të fitores për brazilianët e shënoi Casemiro.
Këtë ndeshje nga televizioni njëjtë si shumë shqiptarë nga e gjithë e bota, e shikoi edhe Andi Zeqiri, i cili nuk u ftua nga kombëtarja helvetike. Zeqiri ka postuar një fotografi në Instagram, duke e mbështetur Zvicrën ndaj Brazilit.
Kujtojmë se Zeqiri, i cili pranoi ftesën e Zvicrës para Kosovës, nuk u ftua fare nga përzgjedhësi Murat Yakin për t’iu bashkuar Zvicrës në Katar. Kombëtarja e Zvicrës pas dy ndeshjeve në grup ka arritë 3 pikë dhe i duhet vetëm edhe një pikë për t’i kaluar grupet dhe këtë do ta kërkojnë ndaj Serbisë që ka 1 pikë pas dy ndeshjeve